DITA E EUROPËS
Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”. Ajo është një nga simbolet e Evropës së Bashkuar.
Dita e Evropës festohet edhe në vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij unioni, përhapjen e tyre në sistemin e edukimit.
Shqipëria vijon të jetë ende kandidate për në BE që prej vitit 2014 me shpresën dhe solidaritetin madh për tiu bashkuar BE sapo të përfundojë procesin e përmbushjes së kushteve të vendosura.


