Sot Akademia Profesionale e Biznesit hapi dyert e saj për të mirëpritur studentët e rinj dhe ata aktualë në çeljen e vitit akademik 2016-2017. Ceremoninë e hapjes e përshëndetën Rektori i APB-së, Prof. Dr. Irakli Koçollari, Presidenti, Prof. As. Dr. Ylber Bezo, si edhe dy dekanët e fakulteteve, të cilët u uruan mirëseardhjen dhe suksese në këtë rrugëtim plot sfida drejt dijes.
Për të disatin vit radhazi Akademia renditet ndër Institucionet e Arsimit të Lartë Jopublike e përzgjedhur nga një numër i konsiderueshëm studentësh.
Stafi i Akademisë Profesionale të Biznesit i falënderon të gjithë studentët për besimin.
Ne ju sigurojmë që keni bërë zgjedhjen e duhur!
APB, your partner to success!