Mëngjesi i sotëm ishte i mbushur plot entuziazëm për të gjithë studentët të cilët sot nisën një nga rrugëtimet më të rëndësishme në jetën e tyre. Të emocionuar, të turpshëm dhe të tjerë të buzëqeshur u njohën me mjediset, facilitetet si dhe me një pjesë të drejtuesve dhe stafit akademik, të cilët i falënderuan për besimin dhe i siguruan se kanë bërë zgjedhjen e duhur për edukimin e tyre.
APB falenderon të gjithë studentët që u bënë pjesë e rrugëtimit tonë në këtë akademik si dhe ju uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm akademik!
Suksese dhe për studentët tanë aktual! 🙂