Ceremonia e Diplomimit 2016

Details

[vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”10013,10014,10015,10016,10017,10018″ img_size=”800×550″][vc_column_text]Në mjediset e kampusit të Akademisë Profesionale së Biznesit u organizua Ceremonia 5-të e Diplomimit të studentëve Bachelor dhe Master
në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë.  Ceremoni kjo nga më madhështoret dhe më të bukurat e të gjithë historikut 6-vjeçar të këtij Institucionit të Arsimit të Lartë.

Këtë ditë të paharruar që falë përkushtimit dhe këmbënguljes për të studiuar, studentët tanë realizuan një ëndërr që tre vite më parë dukej larg! Kjo ditë është e veçantë, për studentët që kurorëzuan finalizimin e një cikli të rëndësishëm të jetës studentore por dhe për NE që shohim sot në buzëqeshjen e tyre frytin e një pune plot përkushtim duke besuar se çdo student i APB-së ka qenë, është dhe do të jetë ngaherë një investim për të ndërtuar një shoqëri më të mire!!!

Pjesë e kësaj ceremonia ishte Z. Redi Shtino – Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit; Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe Prof. Dr. Ferit Hudhri nga Akademia e Shkencave; Z. Marko Bello – ish-deputet; Z. Aleksandër Çipa – Kryetar i Unionit të Gazetarëve, si edhe  personalitete të tjera nga fusha akademike, administrata publike, prokurorë, gjyqtarë, partnerë nga bota e sipërmarrjes si dhe shume familjarë dhe të afërm të të sapo diplomuarve.

Kjo festë magjike na dhuroi emocion të madh nga përshëndetjet e ngrohta dhe te dashura të diplomuarve, si dhe fjalimet mbresëlënëse të trupës akademike si dhe të ftuarve të nderit.

Akademia Profesionale e Biznesit dhe përfaqësia e saj i uron Suksese të mëtejshme në jetën e bukur dhe plot sfida studentëve të saj të sapo diplomuar![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

WeCreativez WhatsApp Support
Our service center will respond to you at any time, just write to us

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.