Festimi i “Ditës së Evropës” në Akademinë Profesionale të Biznesit

Details

Në kuadër të Ditës së Evropës, Akademia Profesionale e Biznesit organizoi ditën e hënë datë 9 maj 2016, ora 10:00 një konferencë/leksion të hapur me temë “Hapat dhe sfidat e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, ku të ftuar ishin Z. Gentian ELEZI – Ekspert për Çështjet e Integrimit (Ish – Zv. Ministër i Integrimit); dhe Z. Sokol DEDJA – Drejtor i Marrëdhënieve me BE, Ministria e Punëve të Jashtme.

IMG_0576IMG_0582

Në këtë leksion të hapur mbi Evropën, ish – Zv.Ministri i Integrimit Z. Gentian ELEZI diskutoi me shumë interes për studentët mbi prioritetet si dhe ecurinë e procesit të integrimit lidhur me rrugëtimin Evropian të Shqipërisë drejt familjes evropiane. Ndërsa, Drejtori i Marrëdhënieve me BE pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Z. Sokol DEDJA në diskutimin e tij u fokusua në rolin dhe rëndësinë e politikës së jashtme shqiptare në procesin e integrimit evropian.

IMG_0928IMG_0842

Në fund të takimit studentët e akademisë diskutuan hapur me të ftuarit mbi atë se çfarë është Evropa dhe si e perceptojnë ata të qenurit evropian nën moton “Të jesh evropian jo vetëm me zemër por dhe me mendje”!

Facebook
Twitter
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.