Kolegji Universitar i Biznesit mirëpriti në një takim ditën e sotme PhD. Zendel Abedin Shehi, President i Institutit Europian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci.
Takimi u shoqërua me firmosjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve si dhe mbajtjen e një leksioni të hapur nga PhD. Zendel Abedin Shehi, me temë “Komunikimet verbale dhe jo verbale në menaxhimin dhe marrëdhëniet me publikun”.
Leksioni u ndoq me shumë interes nga studentë të KUB-it, të cilët në përfundim u pajisën dhe me certifikatë pjesëmarrje.
Kolegji Universitar i Biznesit falenderon PhD. Zendel Abedin Shehi për bashkëpunim si dhe leksionin interesant!