Konferenca e I Nderkombetare Shkencore

Details

Më datë 14 qershor 2013, APB zhvilloi Konferencën e I Ndërkombëtare Shkencore “Zhvillimet bashkëkohore, Sfida dhe perspektiva”, në të cilën morën pjesë personalitetet të larta të fushës se drejtësisë dhe ekonomisë. Profesorë të huaj nga Universiteti i Krajovës Rumani, Universiteti i Bolonjës Itali, Universiteti i Athinës Greqi, sikurse edhe profesorët e APB-së, referuan dhe demonstruan një nivel të lartë profesional shkencor. Në këtë konferencë na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe konsulli i Shtetit të Izraelit z. Abraham Lev Louis.

Në konferencë u paraqitën  32 punime shkencore me karakter studimor, analitik dhe empirik, ndër to 5 postera, të përzgjedhura dhe miratuara nga një bord shkencor me pjesëtarë akademikë të shquar vendas dhe të huaj. Konferenca u përshëndet edhe nga një i ftuar special, Z. Florion MIMA – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili në fjalën e tij theksoi se asgjë nuk ecën përpara pa mendimin e thelluar akademik   si dhe rëndësinë për të identifikuar sektor potencial në zhvillimin e ekonomisë, hartimin e politikave për mbështetjen për mbështetjen e tyre si dhe krijimin e një klime të favorshme për thithjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Më pas pjesë e përshëndetjeve ishin edhe profesorë dhe akademik të shquar të huaj pjesëmarrës në këtë event, si: Prof. Dr. Julian NEDELCU – Universiteti i Krajovës,(Rumani), Prof. Massimo BIANCHI  – Universiteti i Bolonjës, (Itali) si dhe Prof. Dr. Ionel BUSE. Në fund konferenca i mbylli punimet e saj me sukses ku dhe punimet e saj u publikuan në Proceedings Book.

[rev_slider alias=”KONFERENCA E I NDËRKOMBËTARE SHKENCORE”]

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

WeCreativez WhatsApp Support
Our service center will respond to you at any time, just write to us

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.