Pranë Kolegjit Universitar të Biznesit është mbajtur leksioni i hapur me të ftuar Profesor Gentian Trenova.
Në këtë leksion morën pjesë studentët e Studimeve të Larta Profesionale (2-vjeçare) të profilit Ligjor, studentët e Fakultetit të Drejtësisë, si dhe stafi akademik i KUB. Tema e trajtuar nga Profesor Trenova u shtri rreth aspektit procedural të akuzës, pavarësisë së prokurorit në ushtimin e veprimtarisë së tij, apo dhe pozita e funksionit të prokurorit brenda sistemit të drejtësisë.