Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë e veçantë të mirëpresë sot në auditorët e tij, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda.
Tematikat e këtij takimi ishin:
1-Prezantimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
2-E drejta Sociale, parimi i barazise, (Garantimi i të drejtave të barabarta është detyrë e tërë shoqërisë dhe nënkupton mënjanimin e pengesave në realizimin e barazisë gjinore)
3– Hate speech( gjuha e urrejtjes) perdorimi ne media nga persona publik si dhe liria e fjales.
Gjithashtu, Z. Gajda i njohu studentët me karakteristikat dhe kompetencat që ka institucioni i cili drejton, rastet e diskriminimit në Shqipëri, hapat që ndiqen në marrjen e masave në rastet kur evidentohet diskriminimi, rekomandimet dhe udhëzimet që ofron për institucionet e tjera si Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, etj.
Takimi u mbyll mes kureshtjes dhe pyetjeve të ndryshme nga ana e studentëve.
KUB falënderon Z. Gajda për kohën dhe leksionin e këndshëm që na ofrojë.