Një finale e paharrueshme me shumë emocion!

Details

Vërtet një finale e paharrueshme me shumë emocion! 
Një finale e jashtëzakonshme mes drithërimash, ishte kjo e sotmja midis perfaqësueses së Masterit vs Viti II (M)!
Nuk mjaftoi koha e rregullt për të përcaktuar fituesit e këtij kompeticioni, por u nevojit dhe shtesa për të vendosur rezultatin final Master vs Viti II (M) 5-4.
Pas një paraqitje dinjitoze studentët e Masterit e merituan plotësisht këtë trofe te “Kampionatit te minifutbollit KUB 2018-2019” dhe u shpallen kampion të këtij edicioni. 
Në këtë finale ishin të pranishem Drejtori i Studimeve të Larta Profesionale, Dr. Ardi Bezo, Dekan i Fakultetit të Drejtesisë, Prof. Asoc.Simon Gega, Presidenti i Kolegjit Universitar të Biznesit Prof. Asoc. Ylber Bezo, i cili dorëzoi dhe trofeun skuadrës fituese si dhe pedagogë dhe studentë të Kolegjit Universitar të Biznesit.
Duke ju uruar suksese për këtë arritje studentëve të Masterit, KUB dëshiron gjithashtu që një falenderim të veçantë t’ja kushtojë jo vetëm një prindi, jo vetëm një pedagog shumë i dashur, por dhe një ‘arbitër’ kompetent dhe karizmatik Dr. Enis Fida, njëkohësisht dhe zv. dekan i Fakultetit të Ekonomisë. 
Një falenderim i madh shkon për organizatorët, pedagogut tonë të palodhur dhe i kudogjendur, Pergjegjesit të Marredhenieve me Publikun, MSc Ledio Shytit. 
Nuk mund të rrimë pa falenderuar dhe Qeverinë Studentore, e cila me energjinë e saj, ka bërë të mundur që ky organizim të mari jetë sipas standarteve që ky institucion kërkon.

Falenderim i veçantë shkon padyshim edhe për pedagogët dhe studentët tanë, për përkrahjen e studentëve dhe kolegeve të tyre, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event të sportiv.

Urime dhe suksese në vijim!
#weareKUB#wearekolegjiuniversitaribiznesit!

61700320_2409145799329874_2335147845952208896_n61739713_2409145115996609_940713557127856128_n61438895_2409148999329554_4809913353436659712_n61504854_2409149045996216_4013450168480301056_n61531764_2409147235996397_5539432863130189824_n61537632_2409144742663313_8528812865165983744_n61538887_2409146465996474_2024750572355190784_n61642334_2409147929329661_7667622646158196736_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.