Ditën e premte dt. 19 shkurt, Salla 201, ora 11:00 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua një leksion i hapur me temë “Statusi aktual i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BE-së në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësim”, ku i ftuar ishte Dr. Vladimir LAME – Studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ky takim kishte në fokus procesin e integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kushtet të cilat vendi ynë duhet të plotësojë dhe rruga që ka ndjekur Shqipëria që nga nënshkrimi i MSA-së e deri më sot. Në fund të takimit u zhvillua një debat përmes pyetjeve dhe komenteve të shumta nga studentët dhe pedagogët e pranishëm.