Në kuadër të axhendës së leksioneve të hapura që Kolegji Universitar i Biznesit ka ndërmarrë, më datë 03.05.2018, kishim nderin dhe kënaqësinë që mirëpritëm pranë ambienteve tona z. Ilir Bejtja , Këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Pjesë e takimit ishin studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Drejtësisë, si dhe një pjesë e stafit akademik të KUB.
Z. Bejtja trajtoi një nga projektet më madhore në Shqipëri siç është “Zhvillimi i Sektorit të Gazit natyror në Shqipëri” nëpërmjet projektit TAP dhe jo vetëm.
Leksioni u mbyll me një bashkëbisedim të hapur me studentët ku z. Bejtja i dha përgjigje konkrete disa pyetjeve të studentëve dhe stafit akademik mbi Investimet e Huaja në Shqipëri, Projektet e Hidrocentraleve, HEC-ve dhe Kompanive të tregtimit të Hidrokarbureve, etj.
Kolegji Universitar i Biznesit falenderon Z. Ilir Bejtja për vizitën dhe leksionin që mbajti për studentët e Institucionit tonë!