Arditi, Arjela, Irena, Marina, Eriselda, Marjana dhe
Doruntina ishin sot pjesë e eventit “Promovimi i Liderëve të Rinj Shqiptar”.
Ky aktivitet u realizua nga Albanian Young Leaders Forum, ku të pranishëm ishin shumë organizata, forume, të rinj si dhe të ftuar special, ku vlen të përmendim Z. Frank Hantke – Drejtues i Friedrich Ebert Stiftung, etj.
Këshilli Studentor #APB falënderon organizatorët për këtë event sa interesant aq edhe i vlefshëm për të rinjtë shqiptarë.
Ndërkohë ne nxisim studentët e tjerë si dhe ata të vitit I, që të jenë pjesë aktive e vazhdueshme e aktiviteteve studentore brenda dhe jashtë institucionit!