Sondazhi Kombëtar Studentor 2019

Details

Sot në mjediset e KUB mirëpritëm dy përfqësueset e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), të cilat na njohën me Sondazhin Kombëtar Studentor. Ku një nga mekanizmat kryesorë të sigurimit të jashtëm të cilësisë është vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS). Kjo metodologji është e përhapur në mjaft vende me arsim të lartë të konsoliduar dhe përdoret jo vetëm për këtë qëllim por për të nxjerrë informacione të nevojshme për funksionimin e arsimit të lartë në tërësi apo aspekte të veçanta të operimit dhe funksionimit.

Nëpërmjet SKS, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit do të vlerësojnë se në çfarë mase institucionet përmbushin kënaqshmëritë e studentëve sipas këndvështrimit të tyre. Procesi është anonim dhe bazohet tërësisht në opinionin individual të studentëve për institucionet ku ata studiojnë. Të dhënat dhe informacionet e marra do të përpunohen statistikisht me anën e programeve kompjuterike dhe do të përdoren në mënyrë të tillë për qëllimet e sipërcituara pa referenca individuale në lidhje me përgjigjet e dhëna.

Matja e kënaqshmërisë së studentave nëpërmjet SKS bazohet në një pyetësor, i hartuar nga një grup ekspertësh. Duke i’u përgjigjur pyetjeve, studentët do të japin mendimin dhe vlerësimin e tyre për 6 (gjashtë) kategoritë e mëposhtme.

Organizimi i institucionit, menaxhimi dhe funksionimi i tij
Burimet në funksion të mësimdhënies
Kurrikulat, përmbajtja dhe përditësimi
Mësimdhënia, mësimnxënia, vlerësimi
Aktiviteti kërkimor, projekte, studime, botime
Studentët dhe mbështetja e tyre
Në përfundim të procesit hartohet raporti analitik me rezultatet e pyetësorëve për çdo IAL, shoqëruar me analizat përkatëse si dhe analiza krahasuese për indikatorë të ndryshëm përkundrejt interesit publik apo të politikëbërjes. Ky raport bëhet publik dhe i vihet në dispozicion Bordit të Akreditimit dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë në kuadër të vendimmarrjes dhe politikëbërjes.

Realizimi i SKS është detyrim ligjor në kuadër të sigurimit të cilësisë dhe për këtë arsye këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjitha IAL që operojnë në Republikën e Shqipërisë apo filiale të institucioneve të huaja të licencuara në vendin tonë.

Për më tepër informacion bashkëngjitur gjeni:

– Broshurën: 

[pdf-embedder url=”http://en.kub.edu.al/wp-content/uploads/2019/04/broshura.pdf”]

– Prezantimin:

[pdf-embedder url=”http://en.kub.edu.al/wp-content/uploads/2019/04/Prezantimi_Informues_SKS.pdf”]

Ju lutemi kërkohet pjesëmarrje maksimale dhe reale në plotësimin e pyetsorit, i cili do t’ju dërgohet me email në datë 16 prill 2019 dhe do të jetë aktiv për dy javë me radhë.

Për çdo pyetje apo infromacion shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në adresat tona: Cel. 069 88 99 999 / E-mail: [email protected]

57129662_2374043602840094_4974872988462612480_n56442026_2374043722840082_3106544536617222144_n

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

WeCreativez WhatsApp Support
Our service center will respond to you at any time, just write to us

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.