Takim i Hapur me Znj. Flutura XHABIJA

Details

Në kuadër të festave të 7-8 Marsit, në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Sfidat dhe arritjet e një gruaje të suksesshme”, ku e ftuar ishte Znj. Flutura Xhabija – Kryetare e Shoqatës së Grave Biznesmene. Gjatë takimit, Znj. Xhabija foli rreth vështirësive dhe barrierave që femrat hasin shpesh në fushën e biznesit dhe karrierën e tyre profesionale.

12791000_1731441047100356_5979991203743749517_n12801524_1731441070433687_3224553522434034452_n

Por nga ana tjetër Znj. Xhabija bëri thirrje dhe ftoj të gjitha femrat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë, dhe të bashkëpunojnë me tepër me njëra-tjetrën, në mënyrë që rruga e tyre drejt suksesit dhe karrierës profesionale të jetë edhe më e lehtë. Ky takim u ndoq me një vëmendje të veçantë nga studentë dhe pegagogë të Akademisë, të cilët u bënë pjesë e diskutimit nëpërmjet pyetjeve të ndryshme që ata i drejtuan Znj. Xhabija.

Facebook
Twitter
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.