Trajnime ISAB

Details

INSTITUTI PER STUDIME DHE APLIKIME NE BIZNES(ISAB).

PROGRAME TRAINIMI

Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes (ISAB) pranë Universitetit Akademia e Biznesit ka filluar realizimin e kurseve të Trajnimit për “Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të nevojshme për implementimin e tyre”. Trainimi zhvillohet për specialistët dhe profesionistët e Fushës së Kontabilitetit, të Auditimit, të Bankave, Kompanive të Sigurimeve, të Korporatave dhe kompanive publike dhe private, punonjës të strukturave Fiskale dhe të Auditimit të Administrates Publike e Private etj, të cileve sipas Ligjit 9228 date 29.04.2004 ”Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” i ndryshuar, u kërkohet të mbajnë kontabilitet dhe të raportojnë sipas standardeve kombetare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Duke vlerësuar se:
1. Në kuadër të hapave dhe Reformave që po bën Qeveria Shqiptare për harmonizimin e legjislacionit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit me atë europian, dhe përmirësimin e cilësisë dhe transparences së raportimeve financiare nga ana e kompanive dhe korporatave shqiptare, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit(KKK) në kuadër të një projekti të Bankës Botërore, me financim të Qeverisë Zviceriane, me asistencë të huaj, gjate vitit 2013 ka realizuar ripunimin dhe përmirësimin e te gjitha (14 SKK) Standardeve Kombetare të Kontabilitetit duke kryer harmonizimin e tyre me kërkesat e Standardeve Nderkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (IFRS për SME).
2. Ndërkohë, po nëpërmjet këtij projekti, KKK ka kryer edhe rishikimin, përditësimin dhe publikimin në gjuhën shqip, të të gjitha Standardeve Nderkombëtare të Raportimit Financiar, të detyrueshme për tu zbatuar nga kompanite më të mëdha dhe të rëndësishme të tregut shqiptar(bankat tregtare, kompanite e sigurimeve, kompanite e huaja qe mëmat raportojne sipas IFRS etj).
3. Pjesë e posaçme në këtë projekt është edhe rritja dhe fuqizimi i rolit dhe misionit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike të profesioneve kontabël, që nëpërmjet mbikëqyrjes dhe kontrollit të misioneve te audituesve (EKR) dhe sherbimeve të profesionisteve te kontabilitetit (KM e të tjerë), synon përmirësimin e cilësisë së raportimeve financiare të kompanive në vëndin tonë dhe dhënien e sigurisë investitorëve dhe publikut, se biznesi në Shqipëri zhvillohet në një ambjent të regulluar dhe me transparencën publike të nevojshme.
4. Reformat që po ndërmerr Qeveria e re, sa i takon miratimit të Paketës së re Fiskale, me forcimin e rolit dhe të kontrollit nga Strukturat e Tatime-Taksave, me Forcimin e rregullit dhe formalizimin e ekonomise shqiptarë etj.
Nevojitet që, stafet profesionale të financës, kontabilitetit, të auditimit e të gjithë kompanive dhe bizneseve shqiptare, apo të gjithë profesionistët e lirë të pavaruar, të bëjnë freskimin, përditësimin dhe përvehtësimin e të gjitha ndryshimeve dhe përmirësimeve që kanë pësuar standardet kombetare dhe ato ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Reforma në fushën e legjislacionit, standardizimit dhe profesioneve kontabel dhe të auditimit në vëndin tonë ka siguruar nivelin më modern në gjithë rajonin tonë. Tashmë nevojitet të krijohen dhe rriten kapacitetet profesionale për njohjen, përvehtësimin dhe implementimin i tyre me korrektësi në ekonominë shqiptare. Pa siguruar këto kapacitete nuk mund të mendohet se do të jemi gati të integrohemi ne Europë, apo të përballojme një ekonomi tregu të hapur dhe në nivel global.

Qëllimi kryesor i programit të trajnimit është plotësimi me njohuritë e nevojshme dhe të thelluara të specialisteve dhe profesionisteve, lidhur me zhvillimet kontabël kombëtare dhe ndërkombëtare, me rregullat bazë të vlerësimit të elementëve të Pasqyrave Financiare sipas IFRS, për organizimin, mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithëshme sipas standardeve dhe auditimin e tyre.

Ky trajnim shërben drejtpërdrejtë edhe për kandidatët që duan të konkurojnë për të fituar Titullin Kontabël i Miratuar apo Ekspert Kontabël i Regjistruar. Certifikata lëshohet për SKK dhe SNK njëherësh. Ajo është e njohur nga IEKA dhe Autoriteti i Certifikimit per qellim të regjistrimit për provim. Ne trajnim punohen edhe Tezat e provimeve të viteve të shkuara për Ekspert, apo Kontabël i Miratuar.

Eksperienca e viteve të shkuara ka treguar se: Kandidatët që trainohen pranë Universitetit AKADEMIA E BIZNESIT, kanë rezultuar FITUES të Provimit të shtetit për rreth 15% më shumë se mesatarja e Republikës.

Kursi i Trainimit realizohet nëpermjet zbërthimeve të standardeve kombëtare dhe ndërkombetare si dhe sqaruesve dhe situatave aplikative të tyre. Nëpermjet moduleve të përgatitura posaçërisht qartësohen standardet që kanë dhe aspekte të lidhjeve funksionale dhe llogjike në zbatimin e tyre, gjatë procesit të hartimit të Pasqyrave Financiare.

ISAB ofron:

  • Realizimin e programit, në 30 orë trajnim për pjesmarrësit, në 2 ose 3 fundjava, për dite të premte nga ora 15.00 deri ne oren 20.00 dhe të shtune nga ora 8.30 deri në orën 14.00.
    • Një staf trajnerësh (lektorësh), me nivelin dhe kapacitetin më të lartë në vend, nga pikpamja profesionale dhe akademike.
  • Stafi ynë i lektorëve dhe trainerëve ka qënë pjesë e grupit të punës për hartimin e SKK, apo pjesë e projektit të realizuar nga KKK për përmirësimin e SKK, për implementimin në shqip të SNK. Ata janë trainera të certifikuar nga Kompani Ndërkombëtare.Adresa: Rruga “ VANGJEL NOTI ” (tek rrethrrotullimi i doganës) pranë AMC, Laprakë TIRANE.

    Tel. 04 2 454 893

Mob: 067 40 08 880
067 40 63 042
068 20 63 042

Web: www.uab.edu.al; Email: [email protected],

 

Facebook
Twitter
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.