Ditën e hënë dt. 03.04.2017 Akademia e Biznesit pati kënaqësinë të mirëpriste në mjediset e
saj mbi 20 maturantë nga qyteti i Beratit, të cilët u bënë pjesë e trajnimit “Improve Your Leadership Skills”.
Ky trajnim u realizua falë bashkëpunimit të APB-së me organizatorët Student Economic Forum dhe Youth Innovation Center. Trajnimet në formatin non formal education tashmë prej kohësh kanë një rëndësi të veçantë nga ana jonë pasi janë trajnime të cilat nxisin diskutime, përfshirje, punë në grup dhe shkëmbim eksperiencash midis të rinjve.
Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe organizatorët për këtë trajnim kaq interesant, ftojmë çdo student, forum apo organizatë për çfarëdo lloj bashkëpunimi të mundshëm në vazhdim.
APB, your partner to success!