“Si të jemi të suksesshëm në tregun e punës”, ishte kjo tema e takimit të sotëm midis studentëve të KUB dhe përfaqësuesve të IRISOFT. Erioni dhe Xhoana sollën për studentët një tematikë mjaft interesante dhe të ndjeshme për të rinjtë, siç janë aftësitë dhe sfidat e punësimit në ditët e sotme në Shqipëri. Në këtë takim studentët u njohën me aftësitë e nevojshme që duhet të kenë për ndërtimin e një CV-je, përgatitjen për një intervistë pune dhe deri tek punësimi i tyre.
Kolegji Universitar i Biznesit falënderon përfaqësuesit e IRISOFT për bashkëpunimin dhe realizimin e këtij takimi si dhe fton të gjithë studentët të bëhem pjesë e trajnimeve dhe aktiviteteve në vijim në KUB.