Dje studentët tanë si dhe studentë nga universitete të tjera të pasionuar pas natyrës ju bashkuan nismës së Qeverisë Studentore, e cila në bashkëpunim me “Eksploro Trevat Shqiptare” mundësuan një udhëtim (ngjitje) në Majën e Tujanit, Dajt. Në këtë udhëtim morën pjesë mbi 50 studentë, të cilët falë vullnetit dhe këmbënguljes tyre arritën të ngjiteshin deri në lartësinë 1534 metra.
Ne do donim të falënderonim të gjithë pjesëmarrësit si dhe në veçanti #EksploroTrevatShqiptare, për profesionalizmin dhe atmosferën pozitive që na përcollën përgjatë ditës së djeshme.