Unë mbroj mjedisin

Details

Nën moton  “Unë mbroj mjedisin”  forumi “Albanian Young Leaders”

ishte iniciator i nismës së pastrimit ditën e shtunë dt. 28 Maj në Njësinë Administrative Nr. 11, nismë kjo e cila u mbështet nga Akademia Profesionale e Biznesit si dhe Bashkia Tiranë. Kjo mbështetje vjen falë bashkëpunimit midis APB dhe AYLF si dhe punës së vazhdueshme që APB realizon në kauzën për përmirësimin e mjedisit. Pjesë e këtij aksioni ishin mbi 60 vullnetarë si dhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Znj. Brunilda Paskali.

13239202_1197495290274334_5543873798960576493_n13254584_1197499456940584_850665601422655002_n

Znj. Paskali në fjalën e saj përshëndeti dhe përgëzoj të rinjtë për ndërmarrjen e nismave të tilla, nisma të cilat shërbejnë jo vetëm për pastrimin dhe përmirësimin e mjedisit por edhe për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit përreth.

“The Earth is what we all have in common”

Facebook
Twitter
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.