Vizitë studentore në Fabrikën e Coca-Colës në Shqipëri

Details

Akademia Profesionale e Biznesit, datë 30 tetor 10462916_1686416268269501_5612563867962613243_n2015, organizoi vizitën studentore të radhës në fabrikën e Coca-Colës në Shqipëri, ku studentët u njohën me mënyrën e sistemeve të menaxhimit dhe të prodhimit të kësaj industrie e cila ngjalli interes të veçante tek studentët.

Prezantimi përshkroi disa faza duke filluar nga historiku i saj si kompani biznesi prodhuese e deri tek implementimi i projektit si investim i parë në vendin tonë. Vizita arriti impakt domethënës nga prezenca e studentëve si dhe nga diskutimet kurioze të tyre që ndërvepruan përgjatë gjithë 12190922_1686417004936094_3918678355505033638_nprezantimit.

Stafi shoqërues i Akademisë Profesionale të Biznesit si dhe studentët e këtij institucioni ndërthurën interesin e tyre duke e orientuar diskutimin në sistemet e menaxhimit dhe të marketingut, pasi janë këto disa nga fushat qe ndërlidhen me kurrikulat e këtij institucioni.

Akademia Profesionale e Biznesit do të ndërmarr në të ardhmen disa iniciativa lidhur me zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve pranë Coca-Colës, si dhe do të zhvillojë leksione të hapura me menaxherët më të lartë të kësaj sipërmarrjeje në auditorët e saj.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të axhendës së aktiviteteve ndër-institucionale të Akademisë Profesionale të Biznesit.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

WeCreativez WhatsApp Support
Our service center will respond to you at any time, just write to us

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.