Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Ljubljana School of Business

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

 

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility  (Erasmus+ ) në bashkëpunim me Ljubljana School of Business, Slloveni të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa për vitin akademik 2021-2022.

Kohëzgjatja e bursave:

Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me Ljubljana School of Business.

Objektivat e lëvizshmërisë për mësimdhënie ose trajnim janë:

  • promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijve kombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit          të mëtejshëm kërkimor dhe zhvillimor ndërmjet institucioneve,
  • përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
  • nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
  • përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
  • një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
  • njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatat arsimore,
  • motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
  • në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;

Aplikimi

LSB do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:

  • Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
  •  Një letër motivimi me një përshkrim dhe justifikim të lëvizshmërisë,
  • CV ne gjuhen angleze.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):

  • kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për LSB dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
  • veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • data e paraqitjes së aplikacionit.

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus.

Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit  ose mund të dërgohen në adresën e – mail: [email protected] [email protected]

Afati për aplikim: 22 Nëntor 2021

Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.