Erasmus + është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.
Programi është përgatitur nga Komisioni Evropian i BE-së.
Në kuadër të Erasmus + Kolegji Universitar i Biznesit është Institucion partner me Institucionet e Arsimit të Lartë në shtete të ndryshme për Programin Erasmus + në termat e zhvillimit të mobilitetit staf/student në oucoming dhe incoming si më poshtë:
- Baltic International Academy, Letoni
- Universiteti Ndërkombëtar “Novi Pazar”, Serbi
- Universiteti FINAL INTERNATIONAL, Qipro
- Universiteti “Andrei Saguna”, Rumani
- University of Petrosani, Rumani
- Akademia e Biznesit ‘Smilevski’, Maqedoni e Veriut
- Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit “Saint Paul the Apostle”, Maqedoni e Veriut
- Kolegji Universitar i Shkencave të Aplikuara “ALYTAUS”, Lituani
- Kolegji Marijampole, Lituani
- Ljubljana School of Business, Slloveni
Marrëveshjet e lidhura me IAL-të e huaja vijojnë nga Marrëveshje të përgjithshme bashkëpunimi ndërmjet dy Institucioneve, Marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi dhe Marrëveshje Erasmus + /KA107 por jo vetëm. Kolegji Universitar i Biznesit po e vazhdon rrugën e tij duke hedhur hapa të sigurtë drejt një të ardhmje të sukseshme.