Njoftim i rëndësishëm!
Njoftohen të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar maturën përpara vitit 2020 dhe që dëshirojnë të ndjkein studimet në KUB për vitin akademik 2020-2021, se duhet të plotësojnë formularin A1Z për t’u bërë pjesë e aplikimit online.
Në datat 3,4,5,6,7 Shkurt 2020, duhet të paraqiteni pranë gjimnazit tuaj së bashku me një fotokopje të deftesës së gjimnazit dhe një mjet identifikimi për të kryer hedhjen e të dhënave tuaja në sistem nga personi i autorizuar pranë gjimnazit.
Theksojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm, pasi pa aplikuar nëpërmjet portalit U-Albania, ju nuk mund të vazhdoni studimet në asnjë Institucion të Arsimit të Lartë në Shqipëri.
Për më tepër informacion dhe asistencë nga ana jonë mos hezitoni të na kontaktoni në Cel. 069 88 99 999
- September 23, 2023
- Erandi Suli