alket-01

Dr. Alket Jaupi

Lektor

Dr. Alket Jaupi

Lektor
” Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë! ”

Biografia

Z. Alket Jaupi, i datëlindjes 1.08.1973, është diplomuar “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1995. Në vitin 2008, ka mbrojtur diplomën për Master Shkencor (studime të thelluara) në Departamentin e së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2018 ka fituar gradën shkencore “Doktor”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë. Ai ka një përvojë të gjerë pune në fushën e Avokati-së dhe në administratën publike, në bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare, shoqata dhe institute kërkimore ligjore. Ndër pozicionet më të rëndësishme të mbajtura prej tij, janë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit të Avokatit të Popullit si dhe i Këshilltarit Juridik të Avokatit të Popullit. Z. Jaupi është gjithashtu i përfshirë prej kohësh në fushën akademike, ku vlen të theksohet angazhimi si lektor në lëndën “E drejta Administrative”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Universitetin “UFO” – sot “Albanian University”, Universitetin “Akademia Profesionale e Biznesit” dhe universitete private, të tjera. Nga ana e tij janë realizuar një sërë punimesh shkencore, të botuara në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe referime shkencore në konferenca dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe atë Italiane.

Edukimi

  • Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Diplomuar "Jurist"

Aftësitë

Zotëron shpirtin e punës në grup dhe të organizimit të mirë të punës në grup
100%
Komunikim shumë i mirë dhe aftësi organizative të fituara gjatë ushtrimit të profesionit si jurist dhe lektor i së drejtës
100%
Sens shumë i mirë analize dhe i të menduarit kritik
100%
Sens i lartë pergjegjesie gjatë kryerjes së procesit të punës
100%
Eksperiencë e gjatë intërdisiplinare
100%
Njohuri të mira përdorimi të programit Microsoft Windows 2007
100%
Njohuri të mira përdorimi të programit Microsoft Office 2007
100%

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.