61f7c6cbb85b8

Prof.As.Dr. Edit Bregu

Shef Departamenti i Shkencave Politike

Prof.As.Dr. Edit Bregu

Shef Departamenti i Shkencave Politike
” Përkushtimi dhe pasioni në Profesion, përbëjnë rrugën drejt suksesit të sigurt! “

Biografia

Dr. Edit Bregu është Lektore në Kolegjin Universitar të Biznesit, në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike. Ka eksperiencë mësimdhënëse universitare në universitete të ndryshme brenda vendit si dhe jashtë vendit në Kosovë, Itali, Kroaci etj,. Krahas karrierës universitare ajo mban pozicionin e trajnueses dhe oficeres së zhvillimit në një nga kompanitë më të mëdha të pasurive të patundshme në botë “CENTURY21”, duke drejtuar Departamentin e Trajnimeve për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Editi është diplomuar në Universitetin e Tiranës në fushën e shkencave sociale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Mban titullin “Doktor i Shkencave” në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, që nga shkurti i vitit 2016 dhe është në proces të fitimit të Titullit Prof.Asoc.Dr. Është autore e shumë artikujve shkencorë botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me faktor impakti e SCOPUS, pjesmarrëse në konferenca shkencore ndërkombëtare e në shumë seminare shkencore. Dr. Bregu është lektore e lëndëve “E drejtë e Biznesit në BE” si dhe “Hyrje në Shkencat Politike”, pranë KUB. Eksperiencat e mëparshme të mësimdhënies lidhen me lëndët: E drejta Institucionale e BE, Histori dhe teori e marrëdhënieve ndërkombëtare etj. Ajo është pjesëmarrëse, hartuese dhe eksperte në disa projekte të Bashkimit Europian, UNDP, USAID, PUM Netherland Experts, etj,.

Edukimi

  • Universiteti i Tiranës, Fusha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Aftësitë

Trajnuese Projektesh Ndërkombëtare
100%
Eksperte Projektesh Ndërkombëtare
100%

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.