Dr. Enis Fita
Lektor
Biografia
PhD Enis FITA, lindi në Tiranë më 18.06.1975. Ka kryer studimet me rezultate të larta (106/110) e ciklit të I & II Bachelor dhe Master i Shkencave (1999-2004) në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkenacve Politike në Universitetin e Sienës në Itali. Në vitin 2002-2003, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus/Socrates ka kryer nje vit akademik në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Nantës në Francë. Gjithashtu, ka kryer studimet e ciklit të II (2010-2012) Master i Shkencave në Studime Europiane në Politikat dhe Qeverisja e BE në Universitetin e Tiranës. Ka mbrojtur graden “Doktor i shkencave” në Menaxhim (2017) në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Aktualisht, është kandidat per marrjen e titullit Profesor i Asociuar. Ka filluar karrierën si pedagog që në vitin 2006 si dhe gjatë karrierës ndër vite ka qenë dhe është drejtues me funksione administrative drejtuese (Pergjegjes Departamenti/ Zv. Dekan) në veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë. Është autor i disa artikujve publicistik dhe shkencor të botuara si brenda dhe jashtë vendit. Autor i dy teksteve universitare, “Komunikimi dhe Shkrimi Efektiv” dhe “Bazat e Sociologjisë dhe Psikologjisë”. Aktualisht, është Ekspert i Nivelit të Lartë për vendimmarrje strategjike në Sekretariatin e BFUG (Bologna Follow Up Group) pranë EHEA (European Higher Eduacation Area) Hapësirën e Arsimit të Lartë Evropian.
Edukimi
- ,
Aftësitë
0%