????????????????????????????????????

Jaup Zenuni

Shef Departamenti “Asistent I Lartë”

Jaup Zenuni

Shef Departamenti “Asistent I Lartë”
Ndershmëria është edukatori më i mirë.

Biografia

Doktor Jaup ZENUNI ka lindur në 20 Dhjetor 1954, në Gramsh, Shqipëri. Doktor Jaup Zenuni ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në vitin 1974. Në vitin 1978 ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht. Në vitin 2010 përfundoi studimet në Programin “Master Shkencor” në fushën e didaktikës së gjuhës së huaj dhe në vitin 2013 fitoi gradën shkencore “Doktor” në fushën e didaktikës së gjuhës së huaj, dega testim. Ka kryer kurse të ndryshme kualifikuese si brenda dhe jashtë vendit si në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Hungari, Maqedoni. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore, seminare dhe workshop-e në Angli, Kroaci, Itali, Rumani, Serbi, Greqi dhe Mal të Zi. Ka botuar artikuj shkencor në revista shkencore brenda vendit si në ”Revista Ushtarake”, Buletinin Shkencor të Universitetit të Gjirokastrës dhe të Elbasanit. Ka botuar artikuj shkencor në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti si në INTERNATIONAL JOURNAL OF ENGLISH LANGUAGE, LITERATURE AND TRANSLATION STUDIES (IJELR), Indi, Nëntor 2015, Mediterranean Journal of Social Sciences MCSER Publishing, Rome-Itali, Nëntor 2015, në Revistën Shkencore të Universitetit të Galatit, Rumani, Shtator 2014. Është autor i pesëmbëdhjet librave didaktik, me poezi, me kujtime dhe të karakterit akademik për komunkimin ndërkombëtar, historinë e diplomacisë dhe së fundi biografia politike e e Antonio Gramshit. Doktor Jaup Zenuni e ka filluar karrierën e tij si mësues i gjuhës angleze në shkollën e mesme të bashkuar “Tahir Sadiku”, në Shënpremte të rrethit të Gramshit, më pas ka punuar si mësues në shkollën e mesme “Shefqet Guzi” Gramsh, si drejtor shkolle në shkollën 8-vjeçare “4 Dëshmorët”, Drizë të rrethit Gramsh. Gjithashtu në rrethin e Gramshit ka kryer detyra të ndryshme edhe në administratën lokale. Në gusht të vitit 1997 fillon punë në kolegjin turk “Turgut Ozal”, më pas në gusht 1999 fillon punë si përkthyes në Misionin MAPE, Dega e Kufirit ku punoi deri në mbyllje të misionit në maj 2001. Në Dhjetor 2001 fillon punë si pedagog i gjuhës angleze në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Në vitin 2003 emërohet shef i Seksionit të Testimit në Qendrën e Gjuhëve të Huaja në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” detyrë cilën e kreu deri në vitin 2009. Në Vitin 2009 emërohet shef i Seksionit të Përkthimit me Shkrim në QGJH. Në periudhën nëntor 2014-janar 2016. Nga muaji janar i vitit 2016 deri në tetor të vitit 2018 kreu detyrën e drejtorit të Qendrës së Gjuhëve të Huaja në Akademinë e Forcave të Armatosura. Prej muajit tetor 2018 e në vazhdim punon në Kolegjin Universitar të Biznesit, me detyrë e përgjegjësit të Departamentit të Studimeve të Larta Administrative. Gjatë karrierës së tij për punë dhe kontribute të shquara Doktor Jaup Zenuni është vlerësuar me urdhëra dhe medalje të ndryshme si Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të tretë, me “Medaljen e Punës” dhe me çertifikata të ndryshme. Doktor Jaup Zenuni zotëron gjuhën angleze në nivelin akademik dhe njeh gjuhën italiane. Doktor Jaup Zenuni është i martuar dhe ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Edukimi Juaj : Ka mbaruar shkollën e mesme “Asim Vokshi” Tiranë për gjuhë angleze, Universitetin e Tiranës, Fakulteti i gjuhëve të huaja dega e mësuesisë për gjuhën angleze, Master i nivelit të dytë për didaktikën e gjuhëve te huaja dhe ka fituar gradën Doktor në fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja.

Edukimi

  • Shkolla e mesme "Asim Vokshi" Tiranë, Gjuhe Angleze
  • Fakulteti i gjuhëve të huaja, Mësuesi për gjuhën angleze

Aftësitë

Mësimdhënie e gjuhës angleze
100%
Mësimdhënie në lëndën menaxhim zyre
90%
Organizim dhe menaxhim veprimtarish kulturore dhe artistike
80%
Kërkim shkencor në fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja
100%
Kërkim shkencor në fushën e diplomacisë dhe komunikimit ndërkombëtar
80%
Kërkim shkencor në fushën e evidentimit të vlerave të figurave të rëndësishme historike.
100%

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

WeCreativez WhatsApp Support
Our service center will respond to you at any time, just write to us

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.