Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + UTENA University of Applied Sciences
Lituani
https://www.utenos-kolegija.lt/en
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes UTENA University of Applied Sciences, në Lituani dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, të gjitha profilet e studimit për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:
– 2 studentë të ciklit Bachelor për vitin akademik 2021-2022; Viti i Parë dhe i Dytë
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
- Performancë të mirë akademike;
- Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Kush mund të aplikojë:
- Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë dhe të dytë në Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB, të gjitha profilet e studimit.
- Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtë 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga UTENA University of Applied Sciences në Lituani.
- Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Tetor – Dhjetor 2021
- Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Janar – Shkurt 2022
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në anglisht.
Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
- Formular aplikimi
- Letër motivimi
Në vëmendjen tuaj:
- Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
- Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin Erasmus + ICM.
- Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 21/06/2021
- Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.
PËR MË SHUMË INFORMACION, KLIKONI KËTU
PËR TË AKSESUAR FORMULARIN E APLIKIMIT, KLIKONI KËTU.
Kolegji Universitar i Biznesit ju uron Suksese!