Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Ljubljana School of Business, Slloveni

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Ljubljana School of Business, në Lubjanë, Slloveni dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor dhe master në Fakultetin e Ekonomisë për semestrin e dytë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

–       2 studentë për vitin akademik 2021-2022;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike;

–          Vërtetimin e njohjes së gjuhës angleze ose të gjuhës së vendit pritës  (p.sh. një certifikatë e përfundimit të provimeve në programin e studimit, certifikatë mature kurs i përfunduar i gjuhës, dokument tjetër publikisht i vlefshëm për aftësinë në një gjuhë të caktuar.

–          Një letër motivimi me argumentim për studime jashtë vendit, si do të kontribuojë lëvizshmëria në përparimin e tij/saj akademik,).

–          CV në gjuhën angleze

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

 

Kush mund të aplikojë:

Studentët që janë duke ndjekur vitin e dytë në Programin Bachelor në Ekonomi dhe viti i pare Menaxhim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB.

Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Pranverës 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga Ljubljana School of Business  në Slloveni.

Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Fund Janari – Fund Maji 2022 

Një Transkript i lëndëve të ndjekura do të lëshohet jo më vonë se 4-5 javë pasi të ketë mbaruar periudha e vlerësimit. 

Personi i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Znj. Katarina Aškerc Zadravec, me adrese e-mail: [email protected] 

 

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Vlerësimi i letrës motivuese (në bazë të letrës motivuese, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë),
  • Data e dorëzimit të aplikimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
  • Nota mesatare e studimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
  • Vërtetimin e njohjes së gjuhëve të huaja.
  • Studenti mund të ftohet edhe për intervistë. Në rastin e intervistës, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro/muaj, 275 euro për transportin.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility. 
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB  dhe: [email protected] –  Specialite Zyrës së Projekteve për Programin  Erasmus + ICM.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 22/11/2021
  • Kandidatët fitues do të njoftohen  në adresën e tyre të email-it.
  • KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.

Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni

Kolegji Universitar i Biznesit ju uroj Suksese!

© University College of Business

Crafted By   Suli SH P K

WeCreativez WhatsApp Support
Our service center will respond to you at any time, just write to us

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.