Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Cadiz, Spanjë.
Kolegji Universitar i Biznesit në bashkëpunim me Universitetin Cadiz, në Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët e KUB-it në vitin e dytë dhe në vitin e tretë (Bachelor) Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakultetit te Drejtesis, të aplikojnë për të përfituar një bursë studimi, për një periudhë prej 4 mujore në University of Cadiz në Spanje, për vitin akademik 2021 – 2022.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës pranë Kolegjit Universitar të Biznesit. Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës ( University of Cadiz), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (KUB-it).
Numri i bursave studimore:
1 (një) për programin e studimit Bsc Informatikë – Biznesi
2 (një) për programin e studimit Bsc Administrim Biznesi
3 (një) për programin e studimit Bsc Drejtësi
Të dhëna të detajuara mbi bursat studimore do të publikohen pas muajit Nëntor 2021.
Kush mund të aplikojë:
Studentët në vitin e dytë/trete(Bachelor) Fakulteti i Ekonomisë, të:
Progamit të Studimit Bsc në Ekonomi me profil “Administrim Biznesi” dhe
Programi i studimit “Informatikë Biznesi”
Studentët në vitin e dytë/trete (Bachelor) Fakulteti i Drejtesis, të:
Programit të studimit Drejtësi.
Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Pranveres 2021 – 2022 sipas një Programi i skeduluar nga Universiteti i Cadiz.
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri mw tani mbi 8.5
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B1 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimoree do të zhvillohet në anglisht.
- Universiteti i Cadiz mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.
Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
- Formular aplikimi
- Letër motivimi
Marrëveshja e Lëvizshmërisë së Studentëve për kryerjen e studimeve[1]. (kjo Marrëveshje do të plotësohet në fazën e dytë vetëm nga studentët e përzgjedhur fituëes)
Në vëmendjen tuaj:
- Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni : https://internacional.uca.es/21-22-erasmus-ka107-sms-in/?lang=en
- Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
- Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin Erasmus + ICM.
- Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 05/11/2021.
- Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në fazën e dytë, përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
- KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.
- Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni në adresën e –mailit: [email protected] .
Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit për Studentë –UC
Kolegji Universitar i Biznesit ju uroj Suksese!