[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Cadiz, Spanjë
Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+ ) në bashkëpunim me Universitetin e Cadiz, Spanjë të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa në Universitetin e Cadiz, Spanjë për vitin akademik 2021-2022.
Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të Marrëveshjesh që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me Universitetin Cadiz, Spanjë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;
Fushat e mësimdhënies dhe trajnimeve përfshijnë:
- Menaxhim dhe Administrim biznesi
- Financë
- Shkencave Kompjuterike
- Informatike
Disa prej kritereve që duhen plotësuar dhe dokumentar janë :
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze );
- Letër; motivimi (në gjuhën angleze);
- Certifikata; e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze duke filluar nga niveli B2 e sipër);
- Plani; i mobilitetit për mësimdhënies[1].
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit ose mund të dërgohen në adresën e e – mail: [email protected] [email protected]
Afati për aplikim: 15 Tetor 2021
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]
Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!
[1] Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies (lutem referohu dhe plotëso Marreveshjen Tip për Mësimdhënie).
Mëposhtë gjeni formularët e aplikimit:
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]