Kolegji Universitar i Biznesit aktualisht është intreguar në Programin Erasmus + i cili ka në fokus zhvillimin e mobilitetit student/staf akademik si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e edukimit të lartë. Aktualish Kolegji Universitar I Biznesit ka arritur të nënshkruaj shumë marrëveshje partneriteti me komponentin ICM (International Credit Mobility) me universitete publike dhe private ne shtetet si: Turqi, Serbi, Lituani, Rumani, Maqedoni, Hungari, Itali, si dhe me shumë IAL të tjera brenda vendit.
Rëndësia dhe mundësitë që programi Erasmus + ofron per studentët janë të pafundme për tu eksploruar, për të zbuluar dhe përvetësuar njohuri të reja, shkëmbim eksperiencash dhe krijim network-u.
Për më tepër informacion të detajuar iu sygjerojmë të klikoni vazhdimisht rubrikën Erasmus + pjesë e menusë së quajtur Projekte dhe Partnerë në www.en.kub.edu.al. Aty gjeni gjithë infomacionet për projektin, guidën studentore për Erasmus + si dhe katalogun e lëndëve të cilat universiteti ofron në anglisht përgjatë vitit akademik duke iu siguruar studentëve që do të vijnë një shërbim cilësor arsimi, korrekt, të qartë dhe të kënaqshëm.